Bashkim Arifi nga Maqedonia e Veriut, ka dy fjalë për Enver Qosën: Kurrë nuk e harrojmë këtë fakt në Kosovë...

Futboll

Bashkim Arifi nga Maqedonia e Veriut, ka dy fjalë për Enver Qosën: Kurrë nuk e harrojmë këtë fakt në Kosovë...

Nga: Kemajl Goca Më: 10 janar 2021 Në ora: 18:18
Bashkim Arifi nga Maqedonia e Veriut, ka dy fjalë për Enver Qosën: Kurrë nuk e harrojmë këtë fakt...

Ish futbollisti i mirënjohur, Bashkim Arifi, që jeton dhe vepron në Maqedoninë e Veriut, nuk i harron kurrë të mirat e Kosovës. 

Ai ka fjalë të mëdha për familjen Qosa. 

“I falënderohem familjes Qosa si dhe shumë familjeve tjera të cilët shumë herë na ftonin neve si shqiptarë nga Maqedonia në shtëpitë e tyre për flija ose drekë dhe ne i falënderojmë përzemërsisht. 

Na ftonte edhe djali i z. Enver, Masari i cili ishte portier i Besianës në atë kohë dhe shumë djalë i mirë, si shumica që ishin në atë qytetin e vogël të Podujevës. 

Akoma na kujtohen shakatë e djemve të këtij qyteti. 

Për z. Enver t'ju them se e njoh dhe se ishte trim po se po, por ishte mikpritës dhe me zemër bujar. 
I përshëndes të gjithë që janë munduar të na respektojnë në mënyrën më të mirë të mundshme”, tha Arifi për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Ai si futbollist ka qenë pjesë e Shkëndijes nga Tetova, Besianës, KEK-ut, Dritës, Trepçës, Elbasanit, Bashkimit të Kumanovës. Arifi, aktualisht është trajner për grupmoshat e reja të Shkëndija nga Tetova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat