Leedsi i Marcelo Bielsas ‘turpërohet’ në FA Cup nga skuadra e ligës së katërt angleze

Futboll

Leedsi i Marcelo Bielsas ‘turpërohet’ në FA Cup nga skuadra e ligës së katërt angleze

Më: 10 janar 2021 Në ora: 19:35
Marcelo Bielsa

Ky edicion i FA Cup ka përfunduar pë Marcelo Bielsan dhe Leeds Unitedin.

Skuadra nga Liga Premier u eliminua 3-0 nga klubi që garon në ligën e katërt angleze, Crawley Town.

Leeds United pothuajse luajti me formacionin bazë, mirëpo nuk ia doli të eliminonte Crawleyn që shënoi golat me anë të Nick Tsaroulla, Ashley Nadesan dhe Jordan Tunncilffe.

Për herë të parë që nga vitit 1987, një skuadër e ligës së katërt arrin të shkojë aq larg në FA Cup.

Craëley është një skuadër në veri të Sussew me një popullatë rreth 115 mijë banorë, derisa luajnë si ekip profesional nga viti 2011.

Kjo gjë nuk i ndaloi ata që të eliminon Leedsin e Bielsas, duke kaluar në rrethin tjetër të trofeut të dytë më të madh në Angli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat