Arbnor Morina: Duhet të përgatitemi mirë, synojmë fitoren ndaj Feronikelit

Futboll

Arbnor Morina: Duhet të përgatitemi mirë, synojmë fitoren ndaj Feronikelit

Më: 11 janar 2021 Në ora: 16:30
Arbnor Morina

Në ambientet e stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë është bërë hedhja e shortit të 1/8 së finales në Kupën e Kosovës në futboll.

Njëra nga ndeshjet interesante në program do të jetë edhe ajo ndërmjet dy skuadrave të Superligës së Kosovës midis Arbërisë dhe Feronikelit.

Trajneri i Arbërisë, Arbnor Morina në një prononcim ka komentuar ndeshjen e skuadrës së tij në Kupën e Kosovës përballë “Industrialistëve” të drejtuar nga Klodian Duro.

Morina ka thënë se skuadra që ai drejton duhet të përgatitet mirë, pasi kanë punë me një ekip të fortë.

Por, trajneri i mirënjohur ka shtuar se përballjet e Kupës janë gjithmonë të paparashikueshme dhe se ata synojnë kalimin tutje.

“Ndeshjet e Kupës janë gjithmonë të paparashikueshme. Duhet të pergatitemi mirë sepse kemi të bëjmë me një ekip të fortë dhe mirë të organizuar. Por, edhe ekipi im ka treguar se din të luaj dhe të fitojë, kështu qe do të synojmë kalimin në fazën tjetër”, ka thënë trajneri Arbnor Morina.

Ndeshjet e kësaj faze janë planifikuar të zhvillohen më 10 shkurt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat