Bie interesimi për Rashicën: Asnjë ofertë zyrtare në janar

Futboll

Bie interesimi për Rashicën: Asnjë ofertë zyrtare në janar

Më: 11 janar 2021 Në ora: 17:56
Milot Rashica

Interesimi i klubeve evropiane për transferimin e Milot Rashicës ka rënë ndjeshëm.

Burimet bëjnë të ditur se Werder Bremeni nuk ka pranuar asnjë ofertë në këtë afat kalimtar për mesfushorin e Kosovës.

Faktor kryesor është lëndimi që pësoi 24-vjeçari vitin e kaluar.

Ekipi gjerman kishte kërkuar 30 milionë euro për shërbimet e tij, por tani çmimi ka rënë.

Kujtojmë se Aston Villa e kërkoi gjatë verës por transferimi nuk u realizua.

Ka rreth dy muaj që Rashica nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje zyrtare.

Werder Bremeni pritet ta grumbullojë vushtrriasin në ndeshjen e ardhshme kundër Augsburgut që zhvillohet të shtunën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat