Arsyeja pse Antoine Griezmann ka ‘rilindur’ të Barcelona

Futboll

Arsyeja pse Antoine Griezmann ka ‘rilindur’ të Barcelona

Më: 11 janar 2021 Në ora: 21:19
Antoine Griezmann

Sulmuesi Antoine Griezmann nuk ka shkëlqyer gjithmonë të Barcelona që prej kalimit në vitin 2019, por shenjat e fundit kanë treguar se ka gjetur formën e mirë.

Sipas Mundo Deportivo, Griezmann ka rinisur të gjejë vetën derisa në dy ndeshjet e fundit ka shënuar dy herë dhe ka dhuruar dy asistime.

Thuhet se shkaktar është trajneri Ronald Koeman që e ndryshoi sistemin e formacionit nga 4-2-3-1 në 4-3-3 dhe francezi është përshtatur.

Nga analizat e bëra rikthimi i Lionel Messit ka sjellë më të mirën e Griezmann dhe partneriteti me Ousmane Dembele është i duhuri për sulm.

Barcelona tani është optimiste për titull sepse janë të pamposhtur në La Liga në tetë ndeshjet e fundit, duke regjistruar gjashtë fitore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat