Brahim Diaz bind Milanin, duan ta mbajnë në skuadër

Futboll

Brahim Diaz bind Milanin, duan ta mbajnë në skuadër

Më: 12 janar 2021 Në ora: 10:03
Brahim Diaz

Sulmuesi Brahim Diaz me përformancat e shkëlqyera ka kënaqur bordin e AC Milanit që nga huazimi prej Real Madridit.

Paraqitja e fundit ishte ndaj Torinos, ku dhuroi një asistim dhe fitoi një penallti për “Rossonerët”.

Sipas Corriere dello Sport, Milan dëshiron ta mbajë Diazin dhe do këtë negociata me “Los Blancos”.

Drejtorët Maldini dhe Massara më herët biseduan me Realin për mundësinë e blerjes, derisa është edhe opsioni i vazhdimit të huazimit.

Mbetet të shihet si e ardhmja për Diazin do jetë, por qëndrimi në “San Siro” shihet si opsioni më i mundshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat