Talenti i Milanit pranë huazimit te Vllaznia

Futboll

Talenti i Milanit pranë huazimit te Vllaznia

Më: 12 janar 2021 Në ora: 10:13
Emir Murati

Vllaznia nuk ndalet në merkato, madje tashmë po tenton një goditje të bujshme.

“Tuttomercatoweb” raporton se kuqeblutë janë pranë huazimit të talentit të Milanit, Emir Murati, i cili është pjesë e skuadrës së të rinjve të klubit kuqezi.

Futbollisti i datëlindjes 2000, pritet të huazohet te kryesuesit në fuqi të Kategorisë Superiore, deri në fund të sezonit.

Aventura e fundit e Muratit ka qenë te Pro Sesto në Serinë C, por nuk ka gjetur hapësira dhe është rikthyer në klubin kuqezi.

Mesfushori ka lindur në Itali, por ka luajtur edhe me moshat e Kroacisë, teksa pritshmëritë për të janë të larta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat