Van de Beek vendos për të ardhmen pas spekulimeve se do largohet

Futboll

Van de Beek vendos për të ardhmen pas spekulimeve se do largohet

Më: 12 janar 2021 Në ora: 10:46
Donny van de Beek

Mesfushori i Manchester Unitedit, Donny van de Beek është i interesuar të qëndrojë në “Old Trafford” dhe të ‘luftojë’ për të hyrë në formacionin bazë të Ole Gunnar Solskjaerit.

Holandezi ishte titullarë vetëm në dy ndeshje në Premierligë këtë edicion dhe nuk ka luajtur asnjë minutë në tri ndeshjet e fundit.

Huazimi të Interi ishte sugjeruar sepse lojtarët e Unitedit nuk janë të lejuar të transferohen të ndonjë skuadër tjetër menjëherë pas gjashtë muajve.

Sipas portalit holandez, Het Parool, Van de Beek nuk është duke konsideruar largimin nga Unitedi.

Pos të gjiganti anglez, 23-vjeçari humbi vendin në formacionin bazë edhe të Kombëtarja e Holandës ngase qëndron në stol dhe hynë në lojë si zëvendësues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat