Gomez do të përfundojë te Juventusi

Futboll

Gomez do të përfundojë te Juventusi

Më: 12 janar 2021 Në ora: 12:03
Gomez do të përfundojë te Juventusi

Juventusi fitoi ndaj Sasuolos me rezultatin 3-1 dhe kështu u ngjit në vendin e katërt në kampionat.

Pavarësisht tri pikëshit mjaft të rëndësishëm, trajneri Andrea Pirlo nuk u shpreh mjaft i kënaqur, pasi një nga lojtarët kryesorë, Paulo Dybala mori një lëndim mjaft serioz dhe do të mungojë për disa ndeshje.

Megjithatë drejtuesit e Juventusit nuk humbin aspak kohë dhe hidhen në sulm për një lojtar mjaft të talentuar.

Bëhet fjalë për sulmuesit e Atalantas, Papu Gomez, i cili pëlqehet shumë nga Andrea Pirlo, për aftësitë e tij vrastare përballë portjerit. Skuadra e Atalantës e vlerëson kartonin e argjentinasit me një shifër prej 10 milionë euro.

Duke njohur financat madhështore të kampiones së Italisë, kjo shifër nuk do të ishte aspak problem për familjen Anjeli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat