Mensah po kërkohet nga dy skuadra të njohura evropiane

Futboll

Mensah po kërkohet nga dy skuadra të njohura evropiane

Më: 12 janar 2021 Në ora: 12:19
Mensah po kërkohet nga dy skuadra të njohura evropiane

Futbollisti i Manchester Unitedit, Timothy Fosu-Mensah po kërkohet nga dy skuadra të njohura evropiane.

Sky Sports raporton se Bayer Leverkusen dhe Ajax janë ekipet që po interesohen për shërbimet e 23-vjeçarit.

Mensah e nisi me Manchester Unitedin në vitin 2016, për t’u huazuar për dy vite në dy klube të ndryshme, te Crystal Palace dhe Fulham.

Në sezonin 2020/21, Mensah është paraqitur vetëm tri herë për “Djajtë e Kuq”. Një herë në Premierligë dhe dy herë tjera në Champions League.

Siç duket, 23-vjeçari nuk është në planet e trajnerit Solskjaer.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat