Costacurta zbulon defektin e madh të Juves

Futboll

Costacurta zbulon defektin e madh të Juves

Më: 12 janar 2021 Në ora: 12:55
Costacurta

Fitorja e Juventusit në shtëpi, kundër Sassuolo, e polarizoi debatin sportiv në Itali. Lajmi nuk është aq te tri pikët e fituara nga të besuarit e Andrea Pirlo, por mënyra me të cilën ato erdhën. “Ky është hapi i fundit, që këtij Juventusi i mungon akoma për t’u hedhur. Bardhezinjtë nuk duhet të pësojnë gola në kohë vështirësie”, – komentoi Billy Costacurta në studiot e “Sky Calcio Club”.

Sipas ish-mbrojtësit të Milanit, sot komentator sportiv, kampionët italianë në fuqi duhet ta rregullojnë këtë gjë: “Interi dhe Napoli tashmë kanë pësuar gola të tillë në sezonet e fundit, për shkak të mosvëmendjes. Dhe iu kanë kushtuar”.

Në një nga kampionatet më të ekuilibruar në vitet e fundit, Juventusi duket se është kthyer me këmbë në tokë. Costacurta shton: “Edhe goli ndaj Sassuolo është rezultat i kësaj mosvëmendjeje, nuk ndodhte në vitet e mëparshme. Tani bardhezinjtë pësojnë gola shumë thjesht, janë bërë si të tjerët nga kjo pikëpamje”.

Për kolumnistin e “Sky”, ndeshja kundër Sassuolo mund të japë besim, por tani bardhezinjtë pritet të luajnë provën e “lakmusit”: “Fitoret kundër Milanit dhe Sassuolo, dy skuadra të rangut të lartë, janë të rëndësishme dhe japin besim.

Juve po bën mirë, shikoni sa mirë kanë hyrë lojtarët në fushë. Kulusevski ka zhvilluar lojëra të mahnitshme. Ata janë të gjithë të sigurt dhe kanë marrë një rrugë e bukur. Por, tani vjen prova e lakmusit. Kjo është java e Inter-Juve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat