David Alaba te Real Madridi – Bayerni tenton transferimin e Upamecanos

Futboll

David Alaba te Real Madridi – Bayerni tenton transferimin e Upamecanos

Më: 12 janar 2021 Në ora: 13:43
David Alaba dhe Dayot Upamecano

Bayern Munichu tashmë ka hequr dorë nga David Alaba dhe po kërkon një zëvendësues për të.

Mbrojtësi austriak ka refuzuar renovimin e kontratës me Bavarezët, derisa raportohet se është afër transferimit te Real Madridi.

Kontrata aktuale e lojtarin skadon në verën e këtij viti dhe Los Blancos do e transferojnë atë si lojtar të lirë.

Tani, kampioni i Bundesligë po e kërkon një zëvendësues për të dhe duket se e ka gjetur te rivali, Rasenball Sport Leipzig.

Sipas saj që raporton Bild Sport, Bayerni është duke shpresuar në transferimin e Dayot Upamecanos nga rivali në ligë.

Lojtari është duke u kërkuar edhe nga Chelsea, Manchester United, Arsenali e Liverpooli, mirëpo skuadra gjermane ka përparësi.

Upamecano thuhet se do të vendos rreth të ardhmes së tij në fund të edicionit, në mënyrë që të përfundojë edicionin me RB Leipzigun. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat