Mourinho i përgjigjet ashpër Ozilit: Kush tha se Tottenhami e do në skuadër

Futboll

Mourinho i përgjigjet ashpër Ozilit: Kush tha se Tottenhami e do në skuadër

Më: 12 janar 2021 Në ora: 15:30
Mourinho dhe Ozil

Trajneri i Tottenhamit, Jose Mourinho i është përgjigjur ashpër mesfushorit të Arsenalit, Mesut Ozilit.

Gjermani ishte pyetur se cilën do zgjidhte mes pensionimit ose transferimit të Tottenhami dhe tha se pamenduar do preferonte pensionimin.

Kurse, në konferencë për media, tekniku portugez reagoi ashpër duke thënë se askush nuk do ta ftojë Ozilin të Spurs.I

“Kush i tha se Tottenhami është i interesuar për të”, ishte përgjigja epike e Mourinhos.

Ozil dhe Mourinho kanë pasur probleme që nga koha kur punuan së bashku të Real Madridi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat