Çikani, përforcim i radhës së Drenicës

Futboll

Çikani, përforcim i radhës së Drenicës

Nga: K.G. Më: 12 janar 2021 Në ora: 16:41
Çikani, përforcim i radhës së Drenicës

Klubi i futbollit Drenica nga Skenderaj vazhdon me përforcime për pjesën e dytë të kampionatit. Klubi kuqezi konfirmon edhe një përforcim.

"Sot në ambientet e klubit, është prezantuar sulmuesi anësor, Dionis Çikani.

21 vjeçari, i bashkohet Drenicës, në formë huazimi nga skuadra e Partizanit të Tiranës.

Lojtari ka filluar menjëherë stërvitjet me grupin tjetër të lojtarëve.

Sulmuesi nga Shqipëria, më herët ka bërë karrierë edhe tek Tirana dhe Besa e Kavajës.

Çikani është përforcimi i shtatë në skuadër, kurse deri në përfundim të afatit kalimtar, drejtuesit e klubit po punojnë të sjellin edhe disa lojtarë tjerë në ekip, për ta kompletuar skuadrën për stinorin pranveror", njofton KF Drenica.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat