Muhamet Avdyli - veprimtar i sfidave në Gjeneratën e Republikës, jo rrallë u keqtrajtua nga regjimi serb

Futboll

Muhamet Avdyli - veprimtar i sfidave në Gjeneratën e Republikës, jo rrallë u keqtrajtua nga regjimi serb

Nga: K.Goca Më: 12 janar 2021 Në ora: 17:40
Muhamet Avdyli - veprimtar i sfidave në Gjeneratën e Republikës, jo rrallë u maltretua dhe keqtrajtua nga regjimi serb

Sponsorët dhe veprimtarët sportivë, padyshim se ishin krah i fortë i pavarësimit të sportit të Republikës së Kosovës nga ai ish jugosllav dhe Serbisë. 

Vera e vitit 1991, verë e padurueshme jo për shkak të temperaturave tropikale, por nga dhuna e paparë e regjimit  serb. 

Sportistët shqiptarë të Kosovës, nuk kishin asnjë alternativ tjetër,  përveç formimit të Kampionatit të pavarur të Kosovës në secilën disiplinë, kjo shkaktoi bujë në atëkohë në të gjitha republikat ish jugosllave dhe zemërim të pafund të pushtuesit serb.

Image

Prof. Dr. sc Muhamet Avdyli i takon Gjeneratës së Republikës. 

Në periudhën e pavarësimit të sportit të Kosovës nga ai i Serbisë, e mori detyrën e nënkryetarit të Lidhjes së futbollit të rajonit të Ferizajt dhe njëkohësisht ishte edhe anëtar i kryesisë së Federatës së Futbollit të Kosovës, që atëherë udhëhiqej nga një burrë dhe patriot i madh, Rexhep Abdullahu, gjithashtu në këtë periudhe kohore u paraqit edhe në cilësinë e gjyqtarit të futbollit duke referuar shume ndeshje sidomos ato që zhvilloheshin në terrenin e futbollit të fshatit Tërn, në të cilin teren luheshin ndërlidhjet kampionale të ligës parë. 

Përveç kësaj Muhameti në këtë periudhe kohore të angazhimit të KF Tefik Çanga ka qenë kryetar dhe me pastaj edhe trajner i klubit, i cili në atëkohë renditej lart në tabelën e rajonit të Ferizajt, për aktivitete të tilla jo rrallë u maltretua dhe keqtrajtua në fusha të futbollit dhe stacione të milicisë së atëhershme dhe famëkeqe serbe.

Ai përkundër kërcënimeve e maltretimeve, asnjëherë nuk u zmbraps, nuk u ndal por me vendosmëri kishte vazhduar rrugën në shërbim të futbollit dhe shtetit të Kosovës.

Muhameti sot është krenar për të gjitha që dha për futbollin, sportin në përgjithësi dhe që i takoi armatës së sportistëve, që fuqishëm i rezistuan regjimit kriminal serb.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat