Gjeraj: Në lojë janë edhe 39 pikë, besoj se Liria do të rikthehet në elitë

Futboll

Gjeraj: Në lojë janë edhe 39 pikë, besoj se Liria do të rikthehet në elitë

Nga: Kemajl Goca Më: 12 janar 2021 Në ora: 19:12
Gjeraj: Në lojë janë edhe 39 pikë, besoj se Liria do të rikthehet në elitë

Skuadra me renome Liria nga Prizreni, beson fuqishëm se do ta shkrijnë epërsinë e rivalëve, që prijnë në renditje si Dukagjini i Klinës dhe Malisheva. 

Dukagjini është kampion vjeshtor me 26 pikë, sa ka edhe Malisheva në pozitën e dytë, ndërsa Liria renditet në pozitën e 6-të me 17 sosh në Ligën e Parë të Kosovës në futboll, Grupi A. 

Kapiteni i Lirisë, Robert Gjeraj, tha se kushte janë shumë të mira, po ashtu beson e shpreson se do ta arrijnë në kreun e tabelës, duke pasur parasysh se janë në pyetje edhe 39 pikë deri në fund.   

“Bota sot”: Tash keni filluar përgatitjet, cila është gjendja e fushës dhe sa jeni të kënaqur me kushte?
Robert Gjeraj:
Ne kemi filluar qe 5-6 ditë përgatitjet, gjendja e fushës është super sepse e kemi fushë artificiale, ndërsa me kushte jemi super për momentin.

“Bota sot”: Si e sheh Lirinë në pjesën e dytë të kampionatit?
Robert Gjeraj
: Mendoj që jemi duke u organizuar super, kushte të mira dhe besoj shumë fuqishëm edhe pse jemi larg 9 pikë, asgjë nuk është e pamundshme sepse me organizim të mirë besoj në hyrje në Superligë.

“Bota sot”: A mendoni se këto nëntë pikë mund të shkrihen?

Robert Gjeraj: Unë mendoj dhe besoj që mund të shkrijmë sepse kemi ndeshje direkte me kundërshtarët. Në fakt, në lojë janë edhe 39 pikë dhe besoj që i shkrijmë ato.

“Bota sot”: Cilat skuadra i sheh kandidat të fortë për vend të parë?
Rober Gjeraj:
Dukagjini, Istogu dhe Malisheva janë kandidatë kryesor.

“Bota sot”: Çfarë iu duhet më shumë për pranverë?
Robert Gjeraj:
Vetëm organizim më i mirë dhe shpresoj në rikthim të shikuesve, edhe besoj që çdo gjë do të jetë në vendin e vet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat