Infektohet me Covid-19 mbrojtësi i PSG-së

Futboll

Infektohet me Covid-19 mbrojtësi i PSG-së

Më: 12 janar 2021 Në ora: 22:19
Colin Dagba

Colin Dagba është lojtari i fundit i Paris Saint-Germain që ka dalë pozitiv për koronavirus përpara ndeshjes së Trophee des Champions me Marseille.

Dagba i ka filluar të dy ndeshjet e PSG-së nën drejtimin e trajnerit të ri Mauricio Pochettino, por mbrojtësi nuk do të paraqitet kundër skuadrës së Andre Villas-Boas në “Stade Bollaert-Delelis” në Lens.

Kampionët e Ligue 1 konfirmuan të martën se Dagba është infektuar COVID-19 dhe tani është vetë-izoluar.

Bashkë mbrojtësi Thilo Kehrer dhe Rafinha gjithashtu kanë rezultuar pozitivë që kur PSG u kthye në stërvitje këtë muaj.

Moise Kean, Mauro Icardi dhe Pablo Sarabia shënuan ndërsa PSG siguroi fitoren parë nën epokën e Pochettinos të Shtunën, duke mundur Brestin me rezultatin 3: 0 në Ligue 1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat