Rexhepi rikthehet te Shkëndija, ja pse

Futboll

Rexhepi rikthehet te Shkëndija, ja pse

Më: 13 janar 2021 Në ora: 11:10
Rexhepi rikthehet te Shkëndija, ja pse

Shkëndija e Tetovës kishte pranuar ta lëshojë portierin e talentuar Bekim Rexhepin si huazim për të ndihmuar Ballkanin e Suharekës, por një problem i papritur administrativ ka prishur gjithçka.

Siç raporton Infosport, ekipi nga Suhareka për momentin nuk mund të regjistrojë futbollistë në merkato për shkak të një ndalese të vendosur nga UEFA në sistemin për realizim të lëvizjeve (TMS – Transfer matching system).

Ky ‘ban’ në merkato ka detyruar portierin të kthehet në Tetovë dhe të vijojë përgatitjet me klubin e tij Shkëndijën, ndërsa Ballkani përveç kërkimit të një portieri tjetër do të duhet të punojë edhe në heqjen e ndalesës për transferime.

Pas përfundimit të stinorit vjeshtor, Ballkani renditet në vendin e dytë me 38 pikë, tri më pak se Drita.

Suharekasit gjithashtu caktuan Bledi Shkëmbin si trajner të ri, duke e shkarkuar Ismet Munishin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat