Sadiku drejt Italisë

Futboll

Sadiku drejt Italisë

Më: 13 janar 2021 Në ora: 11:41
Sadiku drejt Italisë

Armando Sadiku po kalon një periudhë të vështirë në kampionatin turk, aty ku është pjesë e Erzurumspor, teksa nuk po arrin të gjejë dot shkëlqimin e tij.

Megjithatë shpëtimi për sulmuesin e Kombëtares shqiptare, mund të vijë nga Italia.

Sipas raportimeve të fundit nga mediat italiane, thuhet se futbollisti është në listën e dëshirave të Cosenzas për merkaton e janarit.

Këta të fundit ndodhen në zonën e rënies në Serinë B dhe për këtë arsye kanë vendosur të bëjnë afrime të shumta në merkato, në mënyrë që të shmanget rënia.

Thuhet se një nga objektivat e klubit është edhe Sadiku, teksa pritet që në ditët e ardhshme të nisin edhe bisedimet mes palëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat