Ish-futbollisti i Barcelonës ulet në stolin e skuadrës spanjolle

Futboll

Ish-futbollisti i Barcelonës ulet në stolin e skuadrës spanjolle

Më: 13 janar 2021 Në ora: 12:47
Ish-futbollisti i Barcelonës ulet në stolin e skuadrës spanjolle

Abelardo Fernández kthehet në stadiumin "Mendizorroza".

Asturiani u konfirmua këtë të martë si trajneri i ri i Alavés, ku zëvendësoi Pablo Machín. Kjo është faza e dytë e "Pitu" në stolin e kësaj skuadre.

Konkretisht, Alavés është klasifikuar në vendin e 16-të, me 18 pikë, pas 18 raundesh, një pozicion që konsiderohet i vështirë për sigurimin e mbijetesës.

Abelardo, 50 vjeç, arriti tek Alavés një vit e gjysmë pasi u largua në fund të sezonit 2018/19. Në këtë kohë ai ka stërvitur Espanyolin, ku u përjashtua disa javë para se ekipi të zbriste në të dytën me Rufeten në stol.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat