Dortmundi e ka gjetur zëvendësuesin

Futboll

Dortmundi e ka gjetur zëvendësuesin

Më: 13 janar 2021 Në ora: 12:49
Dortmundi e ka gjetur zëvendësuesin

Borussia Dortmund raportohet se po synon Tanguy Coulibaly si një nënshkrim i mundshëm në të ardhmen, nëse Jadon Sancho largohet nga klubi.

Manchester United u përpoq më kot të transferonte Sanchon verën e kaluar por nuk arriti të përmbushë çmimin e kërkuar te Dortmundi prej 108 milionë.

Djajtë e Kuq pritet të kthehen për Sanchon këtë verë, me Dortmund tani të etur për të bërë plane rezervë në rast se ai largohet.

Siç raporton France Football , Coulibaly, 19 vjeç, është në krye të listës së tyre të dëshirave pasi bëri përshtypje në Bundesliga me Stuttgartin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat