Sabitzer refuzon rinovimin

Futboll

Sabitzer refuzon rinovimin

Më: 13 janar 2021 Në ora: 13:53
Sabitzer refuzon rinovimin

Sulmuesi Marcel Sabitzer ka refuzuar kontratën më të fundit të RB Leipzigut, duke alarmuar klubet londineze Tottenham dhe Arsenal.

Të dy skuadrat angleze janë në garë për austriakun që është duke shkëlqyer në Bundesligë.

Trajneri Jose Mourinho, thuhet se është fans i lojtarit duke ndjekur dy golat e tij në fitoren ndaj Spurs edicionin e kaluar.

Kurse, Arsenali është në kërkim të një mesfushori kreativ gjatë janarit dhe Sabitzer ndodhet në ‘radarin’ e Mikel Artetas.

Leipzigu thuhet se kërkon 30 milionë euro për kapitenin e tyre, kontrata e të cilit skadon pas 18 muajve.

Mirëpo, dëshira e Sabitzer është që të largohet në verë ngase dëshiron të vazhdojë të jetë pjesëmarrës në Ligën e Kampionëve, dëshirë që s’realizohet këtë edicion në asnjërën nga rivalët lokal.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat