Scamacca një hap larg Juventusit

Futboll

Scamacca një hap larg Juventusit

Më: 13 janar 2021 Në ora: 15:28
Scamacca një hap larg Juventusit

Pasi dështoi të rikthejë në Torino 38-vjeçarin Fabio Quagliarella, Juventusi ka vendosur të afrojë talentin italian Gianluca Scamacca, në pronësi të Sassuolos, por që këtë sezon luan i huazuar te skuadra e Genoas.

Drejtuesit e klubit bardhezi me ata të Sassuolos janë takuar në fundjavë në Torino dhe kanë arritur marrëveshjen për një huazim 18-mujor me detyrim blerjeje për shifrën e 18 milionë eurove, ndërsa në marrëveshje është përfshirë edhe Nicolo Fagioli, futbollist i të rinjve të Juves, që do të kalojë në klubin nga Reggio Emilia.

Fagioli është vetëm 19 vjeç dhe së fundi është bërë pjesë e rregullt e seancave stërvitore të Pirlos me skuadrën e parë, teksa është i aftë të mbulojë disa pozicione në mesin e fushës dhe te Sassuolo mund të gjejë hapësirat e duhura për t’u rritur.

Nga ana tjetër 22-vjeçari Scamacca do të jetë alternativa e parë e Alvaro Moratës dhe një investim i vlefshëm i bardhezinjve jo vetëm për të tashmen, por mbi të gjitha për të ardhmen, duke qenë se italiani shihet si një nga sulmuesit më me perspektivë.

Për Gianluca Scamaccën shfaqi interes edhe Milani, që po kërkon të gjejë një zëvendësues për Ibrahimoviç, por drejtuesit e kuqezinjve nuk ishin të gatshëm të plotësojnë pretendimet e klubit të Sassuolos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat