Liria prezanton përforcimet

Futboll

Liria prezanton përforcimet

Nga: K.G. Më: 13 janar 2021 Në ora: 15:32
Liria prezanton përforcimet

Klubi i futbollit me renome Liria nga Prizreni prezanton përdorcimet për pjesën e dytë të kampionatit.

Liria e mban vendin e gjashtë me 17 pikë në Ligën e Parë të Kosovës, grupi A dhe synon rikthimin në elitë.

"Pas ardhjes së kryetrajnerit Naci Sensoy, klubi ka sjellë edhe përforcime.

Deri tani skuadrës i jan bashkuar: Martin Kovachev, qendërmbrojtës (Makedonija G.Petrov), Miljan Vlaisavleviç, mesfushor krahu/sulmues (Rudar), e Borislav Bladzhiyski, mesfushor (Montana). Nga Ballkani kthehen portieri Armend Rugji, mesfushori, Roni Gashi e sulmuesi i krahut, Liridon Fetahaj.

Albin Berisha, ka vazhduar huazimin nga Ballkani edhe për pjesën pranverore.

'Pritet që ditët në vijim të vijnë një qendër sulmues dhe një mbrojtës', ka thënë kryetari Qemal Krasniqi, me rastin e prezantimit.

Liria nga 7 janari ka nis fazën e përgatitjeve për stinorin pranveror.

Nga fundi muajit, Liria udhëton më Durrës, në përgatitje dy javore.

Nga klubi me marrëveshje janë liruar:Diar Mustafa, Egzon Krasniqi, Blazho Igumanoviq, Ardian Hoti dhe Jetlir Berisha (i huazuar në Fc Prizreni).

Ndihnës të Naci Sensoyt, janë:Bedredin Gjinali, Blerim Zherka(trajner i portierëve) dhe Fatih Karahoda, trajner kondicional", njofton KF Liria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat