Fiorentina akuzon gyjqtarin

Futboll

Fiorentina akuzon gyjqtarin

Më: 13 janar 2021 Në ora: 18:43
Fiorentina akuzon gyjqtarin

Cesare Prandelli, trajneri i Fiorentina, foli në konferencën për shtyp pas humbjes 2:1 pas kohës shtesë kundër Interit:

“Ka shumë hidhërim, por edhe ne jemi krenarë. Nëse do të kishte kaluar edhe 1 minutë mund të shkonim te penalltitë.

Goli i Lukakut duhej të rishikohej në VAR, me 30 sekonda të mbetura duhej pak më shumë takt nga ana e arbitrit të ndeshjes”.

“Shfaqjet në ndeshjet e fundit kanë qenë të mira. Është e qartë se ne duhet të dalim nga zonat e rrezikshme. Ne kemi nevojë që bindja të na frymëzojë dhe udhëheqë në momente të caktuara të ndeshjes”.

Sakaq, futbollisti Martinez Quarta, që humbi duelin me Lukaku, ka postuar foton ku tregon shenjat se si sulmuesi e kapi nga qafa për t’u liruar dhe realizuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat