Shqiptari dridh me dy gola stadiumin ‘Diego Armando Maradona’

Futboll

Shqiptari dridh me dy gola stadiumin ‘Diego Armando Maradona’

Nga: Kemajl Goca Më: 13 janar 2021 Në ora: 19:40
Nedim Bajrami

Rrahmani kontribon në fitoren e Napolit! Bajrami shënon por eliminohet me Empolin!

Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani, luajti standard dhe kontribon në golin e tretë kur godet me kokë, një mbrojtës e heq nga vija fatale dhe topi i rikthyer, Petagna e fut në rrjetë për 3:2.

Napoli në stadiumin ‘Diego Armando Maradona’, e mposhti me 3:2 Empolin dhe kualifikohet në çerekfinalen e Kupës së Italisë.

Futbollisti shqiptar, Nedim Bajrami, në minutën e 33-të, nga një kënd i vështirë (13-14 metra), nga e djathta godet dhe shënon në këndin e majtë, duke e qëlluar edhe shtyllën e brendshme, 1:1. Bajrami nga rreth 20 metra shënon gol të bukur, topi puth shtyllën e poshtme të majtë dhe futet në rrjetë në minutën e 68-të, 2:2.

Për Napolin shënuan  Di Loreno (18'), Lozano (38'), Petagna (77') dhe për Empolin Bajrami (33' e 68'). Kristijan Asllani futet në lojë në minutën e 85-të për Empolin dhe Bajrami po këtë minutë largohet. Rrahmani u paraqit standard dhe dha maksimumin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat