Drenica reagon ashpër për disa ftesa false: Mashtrues

Futboll

Drenica reagon ashpër për disa ftesa false: Mashtrues

Nga: K.G. Më: 14 janar 2021 Në ora: 11:50
Reagon Drenica për disa ftesa false: Mashtrues

Klubi i futbollit Drenica nga Skendreraj reagon për disa ftesa false. Ata përmes një komunikate e sqarojnë ropinionin.

"Ditëve të fundit në adresë të FC Drenica, por edhe të FFK-së, dhe nëpër instanca të ndryshme, kanë filluar serish të qarkullojnë disa ftesa false, sikurse muaj me parë. Klubi futbollistik ‘Drenica’, është në koordinim të plotë më FFK-në, në mënyrë që të gjej mashtruesit që po merren më ftesa të tilla.

Ne si klub, nuk kemi të bëjmë asgjë më këto ftesa për futbollistë nga shtete të ndryshme të botës, dhe të tilla ftesa nuk janë të bëra nga ana e KF Drenica, por nga njerëz të cilët janë të pandergjegjshëm dhe mashtrues.

Image

Duke ju referuar situatës, KF Drenica, apelon të FFK-ja, dhe organet e rendit që të merren me rastin dhe që ta zbardhin këtë situatë, në mënyrë që emri dhe imazhi i klubit tonë dhe i FFK-së, të mos keqpërdoret nga persona të pandërgjegjshëm.

Transferimet e klubit tonë, kanë qenë, janë dhe do të jenë gjithmonë publike, dhe për çdo futbollistë të transferuar ose që jemi në kërkim si për ato vendore ashtu edhe për ato ndërkombëtare, KF Drenica, i realizon përmes sistemeve digjitale në të cilat edhe FFK-ja, ka qasje dhe i monitoron vazhdimisht, andaj jashtë kësaj, KF Drenica, nuk dërgon ftesa për futbollistë në forma të tilla siç janë prezantuar kohëve të fundit (shih foton).

Ju bëjmë thirrje edhe njëherë , FFK-së, por edhe organeve shtetërore që të merën me rastin në fjalë, pasi që edhe klubi jonë po ka shqetësime nga persona të papërgjegjshëm që po merren më gjëra të tilla, që nuk kanë të bëjnë fare me klubin tonë.

Ne jemi gjithmonë të hapur për bashkëpunim më FFK, për çdo dukuri negative që dëmton imazhin dhe reputacionin e klubit por edhe të futbollit tonë në përgjithësi.

(Në foto është ftesa e cila po qarkullon nëpër rrjete sociale dhe e-maile te klubit)", reagon Ilir Veliqi, president i FC Drenica.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat