Nuk ka paqe mes Neymarit dhe Gonzalezit

Futboll

Nuk ka paqe mes Neymarit dhe Gonzalezit

Më: 14 janar 2021 Në ora: 12:02
Nuk ka paqe mes Neymarit dhe Gonzalezit

Ylli i PSG-së, Neymar dhe mbrojtësi i Olimpique Marseille nuk e kanë ndërmend të lidhin paqe mes vete. Të dy futbollistët edhe mbremë kur u ndeshën në Superkupën e Francës patën zënka mes vete.

Të kujtojmë se ajo pati filluar në muajin shtator kur të dy futbollistët patë një incident bukur të madh ndërmjet vete, ku akuzuan edhe për fyrje raciste, derisa Neymar u përjashtua me karton të kuq pasi e goditi spanjollin.

Të dy lojtarët u përplasën në fushë mbrëmë me Gonzalez që bëri faull ndaj Neymar disa herë, përfshirë një incident në të cilin ai vuri duart në fytyrën e brazilianit.

Pas ndeshjes, Neymar shfrytëzoi rastin për bërë një thumbim ndaj Gonzalez në Tëitter, duke postuar një fotografi drejtuar mbrojtësit.

Gonzalez do të përgjigjej shpejt, duke shkruar: “Prindërit e mi gjithmonë më mësuan të nxjerr plehrat jashtë. Përpara gjithmonë OM”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat