Ramadani: Më nuk do t’i lirojmë futbollistë

Futboll

Ramadani: Më nuk do t’i lirojmë futbollistë

Më: 14 janar 2021 Në ora: 12:47
Ramadani: Më nuk do t’i lirojmë futbollistë

Trajneri i FC Prishtina, Zekirija Ramadani ka folur për faqen zyrtare të klubit për përforcime, ku bëri me dije se me gjasë nuk do të ketë përforcime të tjera, por as largime.

“Më nuk do t’i lirojmë futbollistë dhe me gjasë nuk do të ketë as ardhje tjetër.

Me gjithë disa kontakte, ne kemi thënë që çdo ardhje e re duhet të jetë të paktën i barabartë me cilësitë që posedojmë, ose më i mirë.

Nëse nuk kanë cilësi, atëherë ne më nuk kemi nevojë për futbollist vetëm sa për numër, thjesht na duhet vetëm cilësia”, ka thënë Ramadani.

FC Prishtina sezonin vjeshtor e mbylli në pozitën e tretë me 32 pikë, kurse ka regjistruar 9 fitore, 5 barazime dhe 4 humbje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat