​Mendes kërkon klub të ri për trajnerin Nuno Espirito Santo

Futboll

​Mendes kërkon klub të ri për trajnerin Nuno Espirito Santo

Më: 14 janar 2021 Në ora: 12:54
Mendes

Super agjenti Jorge Mendes është duke shikuar rreth mundësisë për të gjetur një klub të ri për trajnerin e Wolverhampton Nuno Espirito Santo, raporton The Sun.

Spekulohet se Santo, reputacioni i të cilit është në ngritje e sipër që nga koha kur erdhi në “Molineux”, i është ofruar Arsenalit, pas startit të dobët këtë edicion.

Rikthimi i Arsenalit me rezultate pozitive e bën tani të pamundur zëvendësimin e Artetas me Santon.

Por sidoqoftë Mendes është në kërkim të një klubi më të suksesshëm që garanton gara evropiane për teknikun portugez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat