Tre kandidatët kryesor për zgjedhjet presidenciale në Barcelonë

Futboll

Tre kandidatët kryesor për zgjedhjet presidenciale në Barcelonë

Më: 14 janar 2021 Në ora: 13:49
Tre kandidatët kryesor për zgjedhjet presidenciale në Barcelonë

Pas dorëheqjes së Jose Maria Bartomeus nga posti i presidentit të Barcelonës, do të ketë zgjedhje presidenciale.

Joan Laporta, Victor Font dhe Toni Freixa do të jenë kandidatët kryesor për t’u votuar.

Joan Laporta ka qenë president i dikurshëm i Barcelonës dhe mendohet të jetë më favoriti për ta fituar këtë garë mes kandidatëve.

Në anën tjetër, Victor Font ka prezantuar projektin e tij, ku ka premtuar rikthimin e Xavi Hernandez në stolin e Barcelonës.

Ndërsa, Toni Freixa ka paraqitur një plan të tij që përfshihet qëndrimi i Messit në klub.

Nëse nuk ndodh ndonjë vendim tjetër, zgjedhjet do të mbahen më 24 janar të këtij viti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat