Rashica gati për ndeshjen e fundjavës

Futboll

Rashica gati për ndeshjen e fundjavës

Më: 14 janar 2021 Në ora: 15:26
Rashica gati për ndeshjen e fundjavës

Ylli i Kosovës dhe skuadrës gjermane Werder Bremen është gati për ndeshjen e fundjavës dhe se tashmë ka sajuar plotësisht lëndimin.

Rashica e ka arritur gjendjen e mirë fizike, prandaj do të rikthehet në skuadrën e Werder Bremen për ndeshjen e kësaj fundjave.

Ka qenë drejtori sportiv i klubit gjerman, Frank Baumann që e ka konfirmuar lajmin.

“Është më rëndësi që ai të jetë shëndosh dhe tani e ka arritur përsëri nivelin optimal të gjendjes fizike. Ai do të jetë në skuadër për ndeshjen e së shtunës dhe kjo është e tëra tani për tani”, tha Baumann.

Sulmuesi vushtrrias ka vuajtur shumë nga lëndimet këtë sezon, të cilat ia kanë kufizuar në vetëm pesë numrin e paraqitjeve për Werderin deri tani.

Ai mungoi në fillim të sezonit shkaku i lëndimit të gjurit dhe më vonë si pasojë e dëmtimit muskulor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat