Kërkohet nga Unitedi, Leipzigu vendos përfundimisht për Upamecanon

Futboll

Kërkohet nga Unitedi, Leipzigu vendos përfundimisht për Upamecanon

Më: 14 janar 2021 Në ora: 16:33
Dayot Upamecano

E ardhmja e qendërmbrojtësit të RB Leipzigut, Dayot Upamecano është në dyshime në këtë periudhë ngase kërkohet nga top klubet.

Klubet e mëdha angleze, si Chelsea, Liverpool dhe Manchester Unitedi kanë treguar interesim për francezin.

Por, klubi gjerman dëshiron ta mbajnë deri në fund të edicionit për të sfiduar Bayern Munichun në garë për titull.

Vlera e 22-vjeçarit thuhet se është 37.4 milionë euro, por tani shihet si i pashitshëm gjatë janarit.

Sidoqoftë klubet e interesuara në verë mund të aktivizojnë klauzolën e blerjes për 35 milionë euro, derisa favoriti kryesor shihen “Djajtë e Kuq”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat