Malisheva pëson humbje nga Drenica

Futboll

Malisheva pëson humbje nga Drenica

Nga: K.G. Më: 14 janar 2021 Në ora: 16:43
Malisheva pëson humbje nga Drenica

Malisheva është në vend të dytë me 26 pikë në Ligën e Parë të Kosovës, grupi A dhe synon elitën e futbollit. 

Kjo skuadër nën drejtimin e trajnerit Arsim Thaçi, po përgatitet për pjesën e dytë të kampionatit. 

Ata zhvilluan ndeshje miqësore me Drenicën nga Skenderaj.

“Në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri pranveror, Malisheva ka zhvilluar sot një test miqësor ndaj Drenicës në “ Liman Gegaj“, njofton KF Malisheva. 

Drenica e ka fituar miqësoren me rezultat 1:0.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat