Chiellini: Ndeshja ndaj Interit nuk është vendimtare

Futboll

Chiellini: Ndeshja ndaj Interit nuk është vendimtare

Më: 14 janar 2021 Në ora: 16:53
Chiellini: Ndeshja ndaj Interit nuk është vendimtare

Kapiteni i Juventusit, Giorgio Chiellini ka thënë se ndeshja ndaj rivalit Interit në Seria A në vikend do jetë e rëndësishme por jo vendimtare.

Italiani zhvilloi 64 minuta në fitoren ndaj Genoa në Kupën e Italisë dhe tani është i fokusuar për përballjen e radhës.

Juventusi momentalisht renditët në pozitën e katër, katër pikë mbrapa Interit dhe shtatë më pak se lideri Milan.

Por, Chiellini e cilëson këtë ndeshje të rëndësishme, por jo vendimtare.

“Ende mbetet deri në fund, por mund të them se është e rëndësishme, por jo vendimtare”.

“Është e qartë se jemi në një periudhë pozitive dhe ne duhet të vazhdojmë”.

“Do luajmë një ndeshje tjetër të vështirë në Milan, si zhvilluam kundër Milanit”, deklaroi ai.

Përballja mes Interit dhe Juventusit zhvillohet të dielën në ora 20:45.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat