Mandzukic i hapur për kalimin të Milani

Futboll

Mandzukic i hapur për kalimin të Milani

Më: 14 janar 2021 Në ora: 17:10
Mario Mandzukic

Ish sulmuesi i Juventusit, Mario Mandzukic është i hapur për kalimin të rivali AC Milan.

Sipas Corriere della Sera, dy palët janë duke diskutuar për nënshkrimin për gjashtë muaj me mundësi rinovimi për një tjetër vit.

Kroati nuk ka zhvilluar asnjë lojë në 10 muajt e fundit dhe thuhet se ka refuzuar disa oferta në muajt e fundit.

Por, tani Mandzukic ka dhënë dritën e gjelbër që të negociojnë me “Rossonerët” që synojnë ta përforcojnë sulmin.

Pos Mandzukic në ‘radarin’ e Milanit ndodhet edhe ish ylli brazilian, Alexandre Pato se bashku me sulmuesin kosovar të Bayern Munichut, Leon Dajaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat