Agjenti: Shanset e Contit për kalimin të Fiorentina janë 50-50

Futboll

Agjenti: Shanset e Contit për kalimin të Fiorentina janë 50-50

Më: 14 janar 2021 Në ora: 17:46
Andrea Conti

Agjenti i Andrea Contit ka thënë se shanset që të shohim mbrojtësin e Milanit t’i bashkohet Fiorentinas janë 50-50.

Marrëveshja ishte afër të realizohet, por në orët e fundit ka pasur spekulime se procesi ka filluar të ngadalësohet.

Agjenti i lojtarit, Mario Giuggredi shkurtimisht tha se gjasat janë 50-50.

“Si janë duke shikuar gjërat, shanset që ta shohim të Fiorentina janë 50-50”.

26-vjeçari ka kontratë me “Rossonerët” deri në qershorin e vitit 2022 dhe kushtoi 24 milionë euro kur u transferua nga Atalanta në vitin 2017.

Lojtari fatkeqësisht nuk arriti të gjejë vetën shkaku i lëndimeve të shpeshta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat