Marseille bind Milikun dhe Napolin?

Futboll

Marseille bind Milikun dhe Napolin?

Më: 14 janar 2021 Në ora: 18:52
Arkadiusz Milik

Arkadiusz Milik është më afër se kurrë për t’u larguar nga Napoli pasi raporteve që Olympique Marseille ka rritur ofertën për 10 milionë euro plus pesë milionë të tjera bonuse

Sulmuesi ka kontratë me Napolin deri më 30 qershor dhe është ngrirë nga skuadra për tërë sezonin për shkak se nuk vazhdojë kontratën.

Napoli po kërkonte 18 milionë euro për ta liruar polakun, përderisa ai deri me tani kishte refuzuar të gjitha ofertat duke pëlqyer largimin pa para në verë.

Sipas La Gazzetta dello Sport, situata po zhvillohet mirë me Milik dhe Napoli që tani besohet se do të pranojnë kushtet dhe ofertën e Marseille.

Do të jetë një transfer me vlerë 10 milionë euro ku me 5 milionë euro që do të bazohet në paraqitje, rezultate dhe gola të shënuara.

Milikut i është thënë se nëse ai nuk gjen klubin e ri në janar, ai mund të mos ftohet nga Polonia për kampionatin europian në verë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat