Ja më kë martohet sportisti i njohur i Kosovës

Futboll

Ja më kë martohet sportisti i njohur i Kosovës

Më: 14 janar 2021 Në ora: 19:10
Ja më kë martohet sportisti i njohur i Kosovës

Visar Bekaj di të shënojë edhe ‘gola’ dhe jo vetëm t’i pres ato. ‘Portieri i Kosovës i ka dhënë fund beqarisë duke e kurorëzuar lidhjen e tij disa vjeçare.

Bekaj, i cili aktualisht është pjesë e klubit të Tiranës e ka zgjedhur datën e 14 janarit për ta shënuar në kalendarin e tij, si njërën ndër ditët që do ta mbajë mend gjatë tërë jetës së tij.

Përmes disa imazheve që ka publikuar në llogarinë e tij, ai e ka bërë të ditur një gjë të tillë, duke qenë tashmë në një status tjetër shoqëror.

23 vjeçari është pjesë e Klubit Futbollistik “Tirana” nga vera e këtij viti, pasi që u transferua për shifrën e 50 mijë eurove nga FC Prishtina, klub ky që e ka ende 20% të kartonit të futbollistit.

Bekaj është gjithashtu një reprezentues i rregullt i Kombëtares së Kosovës, megjithëse ende nuk ka debutuar në një ndeshje zyrtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat