Gazeta e madhe spanjolle shkruan për Prishtinën, ja çfarë thotë

Futboll

Gazeta e madhe spanjolle shkruan për Prishtinën, ja çfarë thotë

Më: 15 janar 2021 Në ora: 11:16
Gazeta e madhe spanjolle shkruan për Prishtinën, ja çfarë thotë

Sot, Prishtina do ta zhvillojë një ndeshje të madhe në futsall në kuadër të Champions Leagues ndaj Barcelonës.

Para se të niseshin për Spanjë, ekipi nga kryeqyteti i Kosovës vizitoi varrin e Fadil Vokrrit dhe Adem Jasharit.

Kjo, i ka bërë përshtypje gazetës së madhe spanjolle, Marca. “Prishtina i bën homazhe heronjve të tyre para se të udhëtojnë në Barcelonë”, ishte titulli i Marcas.

Në artikullin për klubin e Prishtinës, Marca tregon se më 31 mars, Spanja do të përballet me Kosovën në kualifikimet për kampionatin botëror dhe flet për Fadil Vokrrin e Adem Jasharin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat