Struga udhëton në Durrës, pritet të luajë miqësore me dy skuadrat e Kosovës

Futboll

Struga udhëton në Durrës, pritet të luajë miqësore me dy skuadrat e Kosovës

Më: 15 janar 2021 Në ora: 11:28
Struga udhëton në Durrës, pritet të luajë miqësore me dy skuadrat e Kosovës

Skuadra shqiptare nga Liga e Parë e Maqedonisë Veriore, Struga Trim & Lum, do të udhëtoj në Durrës për fazën përgatitore.

Skuadra do të qëndrojë në Shqipëri për 10 ditë në mënyrë që të jenë në formë optimale kur kampionati maqedonas të fillojë me fazën e dytë.

Mësohet se përveç stërvitjeve të zakonshme të planifikuara nga strategu Srgjan Zaharievski, do të luhen të paktën edhe dy ndeshje miqësore.

Kundërshtarët e konfirmuar të Strugës në këto dy duele sipas “Albsport.mk” janë gjigantët e futbollit kosovar në vitet e fundit, Feronikeli dhe Drita.

Feronikeli aktualisht po qëndron në Durrës, por Drita ka njoftuar që do të jetë në Antalya për fazën përgatitore. Andaj nuk dihet akoma se si do të zhvillohet dueli miqësor mes skuadrave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat