Ja më kë e kaloi natën Ibra...!?

Futboll

Ja më kë e kaloi natën Ibra...!?

Më: 15 janar 2021 Në ora: 11:46
Ja më kë e kaloi natën Ibra...!?

Thuhet se sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimoviç, ka kaluar natën e ndërrimit të viteve me gazetaren seksi të sportit, Dileta Leota.

Është “Oggi” që e raporton diçka të tillë, ku thuhet se suedezi shkoi në shtëpinë e gazetares në orën 21:20 dhe e kaluan bashkë natën e ndërrimit të viteve.

Thuhet se më 31 dhjetor, Ibra shkoi në shtëpinë e Diletës, ku deri në mesnatë në shtëpi kishte drita, të cilat më pas u fikën, për të mos u ndezur më deri në mëngjes, kur 38-vjeçari u largua.

Image

Kujtojmë se edhe në të kaluarën kanë qarkulluar lajme për një lidhje të mundshme të gazetares me futbollistin, të cilat janë mohuar nga palët menjëherë.

Suedezi është gjithashtu i martuar, me Helena Seger, e cila momentalisht ndodhet në Suedi, ku qëndron së bashku me fëmijët e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat