Talenti shqiptar pranë marrëveshjes në Finlandë

Futboll

Talenti shqiptar pranë marrëveshjes në Finlandë

Më: 15 janar 2021 Në ora: 11:50
Talenti shqiptar pranë marrëveshjes në Finlandë

Besnik Ferati i dha fund pak kohë më parë aventurës së tij me Partizanin. Te “demat e kuq” hapësirat ishin të pakta për të, duke mos qenë kështu pjesë e planeve të trajnerit Ilir Daja.

Mesfushori i talentuar është tani një lojtar i ri e si rrjedhojë as ofertat karshi tij nuk mungojnë.

Të interesuara për shërbimet e 20-vjeçarit janë klube nga Maqedonia e Veriut por edhe nga kampinati shqiptar, por duket se Ferati po sheh më larg se rajoni. Sipas mediave të fqinjëve lindorë ekipi i Helsinkit mund të jetë destinacioni i radhës pë shqiptarin.

Ky i fundit e pëlqen pistën e skuadrër nordike dhe një kalim në radhët e kampionëve të Finlandës pritet të ndodhë. Megjithatë fillimisht palët duhet të bien dakort për kushtet e kontratës, në mënyrë që të mund të fillojnë më pas bashkëpunimin mes tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat