Shkupi vazhdon përgatitjet në Antalia

Futboll

Shkupi vazhdon përgatitjet në Antalia

Nga: K.G. Më: 15 janar 2021 Në ora: 12:24
Shkupi vazhdon përgatitjet në Antalia

Skuadra shqiptare Shkupi, nënkampione vjeshtore e Maqedonisë së Veriut, mbërrin në Antalia, ku do t’i vazhdojnë përgatitjet për pjesën e dytë të kampionatit. Synimi i kësaj skuadre është që t’i zhvillojë edhe disa ndeshje miqësore.

“Ekipi ka mbyllur fazën e përgatitje në vend  dhe tani do të vazhdojë fazën përgatitore në Antalia për një vazhdim të suksesshëm të sezonit pranveror.

Kujtojmë se i tërë ekipi dhe stafi që do të udhëtojë për në Antalia, ka kryer testet për COVID-19 dhe të gjithë kanë rezultuar negativ, ndërsa qëndrimi në Antalia këtë herë do të jetë në hotelin “Titanic”.

Skuadra në vendin ekzotik të Turqisë do të qëndrojë deri me 4 shkurt, ndërsa përveç përgatitjeve, atje do të zhvillohen edhe disa ndeshje kontrolluese, ndërsa deri më tani janë konfirmuar katër data”, njofton FC Shkupi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat