Fiorentina nis negociatat me lojtarin e Realit

Futboll

Fiorentina nis negociatat me lojtarin e Realit

Më: 15 janar 2021 Në ora: 12:43
Fiorentina nis negociatat me lojtarin e Realit

Pas shitjes së Pol Lirolës tek Marseja, skuadra e Fiorentinës po vëzhgon disa pista për mbrojtës të djathtë.

Pas interesimeve për Andrea Kontin dhe Malkui të Napolit, tani skuadra vjollcë ka bërë avancime për Alvaro Odriozola të Realit të Madridit.

Mbrojtësi 25-vjeçar bask nuk ka patur hapësira me trajnerin Zinedin Zidan, ku dhe sezonin e kaluar shkoi në huazim tek Bajerni i Mynihut.

Ai dëshiron të qëndrojë në Madrid, por vullneti për të patur sa më shumë minuta duke parë konkurrencën ndaj Karvahalit, mund të largohet që në merkaton e janarit.

Fiorentina ka hedhur hapat e para për të bindur lojtarin spanjoll i cii shpërtheu në rradhët e Real Sociedad.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat