Lilaj dhe Mici “ngrijnë”!

Futboll

Lilaj dhe Mici “ngrijnë”!

Më: 15 janar 2021 Në ora: 13:16
Lilaj dhe Mici “ngrijnë”!

Dy lojtarë që kanë qenë në radarët e Partizanit, janë Gledi Mici dhe Sabjen Lilaj. Të dy futbollistët, iu bashkuan skuadrës së Prishtinës në verë, për shkak të bllokimit të merkatos së Partizanit.

Me hapjen e merkatos, tashmë në janar, u rikthyen zërat për këta dy futbollistë, por gazeta zbulon se deri më tani, nuk ka pasur asnjë kontakt nga Partizani për shërbimet e dy futbollistëve, shkruan panoramasport,

Kjo për shkak se si Mici, ashtu dhe Lilaj, kanë kontratë me klubin e Prishtinës dhe transferimi i tyre, duket shumë i vështirë. Si pasojë, Partizani po studion alternativa të tjera, me Mëllugjën që duket shumë pranë si futbollist për të përforcuar mesfushën.

Ndërsa për repartin e mbrojtjes, Partizani synon plot tri futbollistë: Një qendërmbrojtës dhe dy anësorë për krahët. Një emër tjetër që u përfol si mbrojtës i majtë, ishte ai i Ndrecës, por dhe për futbollistin e Bylisit nuk ka asgjë konkrete.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat