Ish-gjyqtari anglez sulmon....

Futboll

Ish-gjyqtari anglez sulmon....

Më: 15 janar 2021 Në ora: 13:19
Ish-gjyqtari anglez sulmon....

Ish-gjyqtari Mark Clattenburg e ka quajtur hipokrit Jurgen Kloppin dhe ka këmbëngulur se trajneri gjerman po përpiqet të imitojë Sir Alex Fergusonin me presionin ndaj gjyqtarëve.

Ish-gjyqtari i Premier Ligës ka treguar disa histori të pabesueshme që kur është tërhequr nga gjykimi. Duke qenë se ai ka punuar në kohën kur Sir Alex Ferguson bënte presion nga stoli, 45-vjeçari e di kur një trajner përpiqet që të ndikojë tek gjyqtarët.

Trajneri i Liverpoolit fajësoi gjykimin pas humbjes së skuadrës së tij kundër Southamptonit për dy penallti të mohuara. Gjermani akuzoi pas ndeshjes se rivalët e Manchester Unitedit kanë fituar më shumë penallti në 2.5 vitet e fundit sesa ai në 5 vite që drejton Liverpoolin.

Por, gjatë një komenti për “DailyMail”, Clattenburg shkruan: “Jurgen Klopp duhet të jetë shqetësuar sepse komentet e tij javën e shkuar për Manchester Unitedin dhe penalltitë ishin marrë direkt nga libri i lojërave të Sir Alex Ferguson”.

”Ishin lojëra mendjesh, një tentativë për të ndikuar tek gjyqtari Paul Tirney e për të hyrë në kokën e tij përpara ndeshjes së rëndësishme mes Liverpoolit dhe Man Utd të dielën”.

Pavarësisht se ish-bilbili më i mirë në Angli e quan Kloppin korrekt në termat që përdori, ai këmbëngul se gjermani u tregua i zgjuar që komentet e tij të mos i hapnin telashe me autoritetet.

“Por, le të tregohemi të qartë. Nuk ka asnjë konspiracion nga ana e gjyqtarëve dhe zyrtarëve. A po nënkuptonte Klopp që ka konspiracion apo ai po nënkuptonte se Manchester ka futbollistë që nxiten për të simuluar? Nëse nënkupton të parën, atëherë unë nuk kam kohë për t’u ndalur te kjo, sepse nuk është e vërtetë.

Por, ai tingëllon si një hipokrit nëse nënkupton se futbollistët e Manchesterit kërkojnë të fitojnë penallti, sepse lojtarët e tij si Mohamed Salah dhe Sadio Mane janë po qa të aftë për të përdorur të njëjtat taktika. Ai po bëhet histerik, sepse nuk kemi parë që prej kohës së Fergusonit një tentativë kaq flagrante për të vënë në presion gjyqtarin përpara një ndeshjeje të madhe”, shkruante më tej Clattenburg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat