Lampard është në rrezik te Chelsea

Futboll

Lampard është në rrezik te Chelsea

Më: 15 janar 2021 Në ora: 13:29
Lampard është në rrezik te Chelsea

Frank Lampard është në rrezik te Chelsea, pranon William Gallas, me peshën e transferimeve verore prej 250 milionë £ që rrit presionin ndaj trajnerit të “Blues”, teksa rezultatet pozitive po mungojnë. Thiago Silva, Edouard Mendy dhe Hakim Ziyech janë vendosur shpejt në ambiente të reja, por gjykimi është akoma mbi sulmuesit gjermanë, Timo Werner dhe Kai Havertz. Chelsea ka luftuar për qëndrueshmëri me “pamjen” e re. Gallas nuk është i befasuar nga kjo, me ish-mbrojtësin e “Blues” të mendimit se titulli i Premier League nuk duhet të pritet në sezonin 2020-2021: “Unë mendoj se pozicioni i Lampard është në rrezik., shkruan telesport.

Ai nuk është në një pozitë të mirë tani, pasi nuk renditet në treshen e parë të klasifikimit aktual. Klubi shpenzoi shumë para në merkato, kështu që bordi dëshiron ta shohë Chelsea duke fituar Premier League. Mendova se këtë sezon kishin një shans të madh për ta fituar titullin, por për momentin jam i sigurt që bordi nuk është i kënaqur me rezultatet, prandaj jam i sigurt që Frank është në një pozicion të rrezikshëm. Ai duhet të provojë dhe të përfundojë në treshen e parë, ose të fitojë Premier League.

Kur harxhoni pothuajse 250 milionë £ për lojtarë të rinj, kjo do të thotë se dëshironi të fitoni titullin. Prandaj, në momentin që pozicioni i Chelsea nuk është i mirë, trajneri vihet në diskutim. Lampard dhe të tijtë nuk po performojnë si duhet kundër klubeve të mëdha. 

Presioni është mbi trajnerin dhe ai ka nevojë për të gjetur zgjidhjen shumë shpejt, sepse siç e dimë, kur je në stolin e Chelsea, mund të shkarkoheni shumë shpejt. Presioni është mbi të dhe Lampard duhet të gjejë sistemin e duhur.

Ata blenë Werner për shumë para, kjo është arsyeja pse Frank po e aktivizon atë në çdo lojë. Gjithsesi, nëse lojtari nuk po tregon cilësinë e duhur, ndoshta duhet të ndryshojnë hierariktë në ekip. Shpresoj që Frank ta gjejë zgjidhjen sa më shpejt të jetë e mundur, sepse është një trajner i ri, por jam i sigurt që do të jetë i shkëlqyeshëm në këtë rol, në të ardhmen. Ai është shumë i apasionuar dhe e njeh shumë mirë futbollin".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat