Lippi tregon trajnerin që i ngjason më shumë

Futboll

Lippi tregon trajnerin që i ngjason më shumë

Më: 15 janar 2021 Në ora: 13:56
Lippi tregon trajnerin që i ngjason më shumë

Trajneri kampion i Kupës së Botës në vitin 2006 me Italinë, ka treguar së fundmi teknikun që më së shumti i përngjan ndërsa ka përzgjedhur Xhenaro Gatuzon. Lipi shprehet se trajneri aktual i Napolit, di të menaxhojë dhe organizojë skuadrën.

Kush nga trajnerët e sotmë më përngjan më shumë? “Pyetje e vështirë, edhe pse e pranoj se edhe mua më pëlqen të bëj disa kombinime.

Të themi se në menaxhimin e raporteve me skuadrën më ngjan më shumë Gatuzo.

E ka të njëjtën mënyrë të të bërit të gjërave, që kisha dhe unë. Dhe këtë ma thotë shpesh. Gatuzo nuk është një që ka vetëm nerva, është një që di të organizojë dhe menaxhojë skuadrën”, u shpreh Lipi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat