Derbi i Italisë, koreografitë dhe pankartat

Futboll

Derbi i Italisë, koreografitë dhe pankartat

Më: 15 janar 2021 Në ora: 14:30
Derbi i Italisë, koreografitë dhe pankartat

Derbi i Italisë mes Interit dhe Juvetusit do të rikthehet të dielën në mbrëmje në “San Siro”, aty ku zikaltrit do të provojnë të rikthehet te fitorja e munguar prej dy javësh, ndërsa bardhezinjtë do të synojnë të vijojnë ecurinë pozitive të javëve të fundit.

Të dy skuadrat kanë një rivalitet të jashtëzakonshëm me njëra-tjetrën prej vitesh, por fati i keq i një viti të dominuar nga pandemia, e ka lënë betejën vetëm në katërkëndëshin e gjelbër dhe jo në shkallët e tribunës.

Tifozëritë e të dy skuadrave do ta ndjekin derbin e të dielës vetëm nëpërmjet ekranit, por ndër vite ata kanë ditur të krijojnë spektakël jo vetëm me mbështetjen gjatë gjithë 90-minutëshit, por edhe me banderolat “thumbuese” për rivalët.

Image

Disa nga banderolat dhe koreografitë më spektakolare të dy tifozërive, asaj zikaltër dhe asaj bardhezi, të cilat kanë me çfarë të mburren, kur i referohen historisë së klubit përkatës.

Image

Derbi i Italisë, koreografitë dhe pankartat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat